Sport

Klubi i Llapit vjen me një reagim të ashpër pas humbjes nga Ballkani

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 28 April 2021

Skuadrat e Llapit është mposhtur në udhëtim te Ballkani me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 31-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, golin e vetëm për vendasit e shënoi Blend Baftiu në minutën e 30’.

Kjo përballje ishte mjaftë e tensionuar nga fillimi dhe llapjanët ndeshjen e mbyllen me dy lojtar me pak në fushë, pasi Ahmed Januzi dhe Elvis Prençi u ndëshkuan me karton të kuq. Me karton të kuq u ndëshkua edhe futbollisti i Ballkanit, Kushtrim Gashi.

Në fund të ndeshjes skuadra e Llapit kërkoi një penallti, por ashtu nuk mendoi gjyqtari dhe kjo shkaktoi pakënaqësi të madhe të mysafirët, ku pas përfundimit të ndeshjes u deshtë edhe ndërhyrja e Njësisë Speciale të Kosovës.

Me tu mbyllur ndeshja klubi i Llapit ka bërë një reagim të ashpër në faqen zyrtare në facebook.

Llapjanët e kanë quajtur turpin e vitit 2021 mos akordimin e penalltisë në fund të takimit.

Më poshtë keni postimin e klubit llapjan./Gazeta inFokus/

Përfundon turpi i vitit 2021 me mos akordimin e penalltisë së fund të ndeshjes

Turpi ndryshe nuk është, ky është skandal, turp se si ua vodhen mundin e angazhimin futbollistëve!

FC Ballkani – KF Llapi 1:0

Posted by K.F. Llapi on E mërkurë, 28 April 2021

Të tjera