Sport

Klubi i Llapit vjen me një lojë shpërblyese për tifozët e vet para ndeshjes me Gjilanin

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 22 September 2020

Skuadra e Llapit mesditën e së mërkurës e nisë sezonin e ri në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Përballjen e parë për këtë edicion llapjanët e luajnë në shtëpi ndaj Gjilanit, që në vikend pësoi humbje të thellë nga Feronikeli me rezultat 4-0.

E për këtë takim klubi i Llapit ka menduar që ti shpërblej tifozët e vet, mirëpo ata duhet të ia qëllojnë rezultatin e saktë të ndeshjes për të fituar një fanellë origjinale të skuadrës nga Podujeva.

-Advertisement-

Më poshtë keni rregullat të cilat duhet ti ndjekin për të marrë pjesë në lojën e organizuar nga faqja zyrtare e klubit të Llapit në rrjetin social facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera