Sport

Klubi i Llapit vjen me një dedikim special pas fitores ndaj Trepçës ’89

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 25 April 2021

Llapi e ka mposhtur Trepçën ’89 me përmbysje rezultati nga 0-1 në 2-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 30-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, golat për llapjanët i shënuan Ardit Preposhi dhe Valmir Veliu, kurse për mysafirët realizoi Muharrem Jashari.

Pas ndeshje klubi i Llapit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook fitoren ndaj ‘minatorëve’ ia kanë dedikuar sekretarit të klubit, Muhamet Rexhepit, i cili ka festuar ditëlindjen e tij.

-Advertisement-

Më poshtë keni postimin e plotë të klubit të Llapit./Gazeta inFokus/

Fitorja e sotme i dedikohet personit i cili mbi supet e tij mban përsipër oganizimin profesional të klubit, sekretarit…

Posted by K.F. Llapi on E diel, 25 April 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera