Sport

Klubi i Llapit në facebook: Nuk e dimë a jemi në Suharekë apo në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 28 April 2021

Ballkani dhe Llapi po luajnë momentalisht në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Kur kanë kaluar 55 minuta lojë, skuadra e Ballkanit është duke fituar me rezultat minimal 1-0, me golin e realizuar nga Blend Baftiu në minutën e 30’.

Pas përfundimit të pjesës së parë, klubi i Llapit në faqen zyrtare në facebook ka bërë një reagim të ashpër, duke shkruar se nuk e dinë a janë në Suharekë apo në Serbi.

-Advertisement-

Ky reagim i klubit llapjan ka ardhur pas në minutën e 35’ futbollistët e të dy skuadrave u përfshinë në një konflikt fizik pas një ndërhyrje të ashpër nga Arbnor Ramadani në Kushtrim Gashin.

Më poshtë keni postimin e klubit të Llapit në facebook./Gazeta inFokus/

Përfundon pjesa e parë:
FC Ballkani – KF Llapi 1:0

Nuk e dimë a jemi në Suharekë apo ku tjetër???

Kjo është turpi i…

Posted by K.F. Llapi on E mërkurë, 28 April 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera