Sport

Klubi i Llapit ka disa fjalë për futbollistët e vet që u paraqiten me kombëtaren e Kosovës U21

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 13 October 2020

Kombëtarja e Kosovës U21 pas pesë humbje rresht është rikthyer te fitorja në kualifikimet për Kampionatin Evropian për grupmoshat U21, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm në këtë takim për kosovarët e ka shënuar sulmuesi aktual i Ballkanit, Mirlind Daku, në minutën e 62’.

Pas ndeshjes klubi i Llapit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook është krenuar me futbollistët e vet, të cilët sonte e përfaqësuan Kosovën.

-Advertisement-

Valmir Veliu, Kastriot Semani dhe Hajdin Salihu janë lojtarët e Llapit që ishin pjesë e ‘Dardanëve’ të rijnë.

Përveç këtyre klubi nga Podujeva ka përgëzuar edhe Mirlind Dakun, i cili si futbollist profesionist u rritë te Llapi.

Madje skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Batatia zotëron edhe kartonin e sulmuesit nga Gjilani.

Llapi ishte klubi më me së shumti futbollistë në grumbullimin e fundit të kombëtares së Kosovës U21./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera