Sport

Klubi i Llapit i dërgon grupmoshat e reja në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 16 January 2020

Klubi i Llapit është nder skuadrat më të përmendura ditëve të fundit në futbollin kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët kanë transferuar një numër të madh të lojtarëve në këtë afat kalimtar të janarit.

Madje klubi ka Podujeva ka menduar edhe për futbollistët e ri që janë pjesë e akademisë.

-Advertisement-

Grupmoshat U-17 të skuadrës së Llapit janë pajisur me viza dhe do të udhëtojnë për në Gjermani, ku do të marrin pjesë në një turneun që e organizon komuna e Velbertit, ku marrin pjesë shumë skuadra nga shtetet e Evropës.

“Kategoria e Kadetëve U17 pajisen me viza dhe udhëtojnë drejt Gjermanisë për turneun që e organizon komuna e Velbertit, ku marrin pjesë shumë skuadra nga shtetet e Evropës.

Pjesëmarrjen e klubit në turne e aranzhoi nënkryetari e klubit, Amrush Batatina dhe asambleisti nga Podujeva në komunën e Velbertit, Rrahman Islami në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.

Kjo është pjesëmarrja e parë e KF Llapit në një turne ndërkombëtar.

Iu dëshirojmë suksese çunave bardhekaltër”, shkruan faqja zyrtare e klubit nga Podujeva./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera