Sport

Klubi i Liverpoolit ka disa fjalë për Xherdan Shaqirin, i cili mbrëmë ia siguroi fitoren kombëtares së Zvicrës  

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 29 March 2021

Kombëtarja e Zvicrës mbrëmë e mposhti Lituaninë me rezultat minimal 1-0, në takimin e vlefshëm për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për zviceranët e shënoi futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, në minutën e dytë të takimit.

Pas golit të realizuar nga mesfushori shqiptar ka reaguar klubi i Shaqirit, Liverpooli, ku përmes një postimi në llogarinë zyrtare në twitter ka shkruar se goli i Shaqës ia ka siguruar fitoren.

-Advertisement-

Më poshtë keni postimin e klubit të Liverpoolit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera