Sport

Klubi i Lazios bën gabim të rëndë dërgon 11 milionë euro në llogari të gabuar

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 14 January 2021

Klubi italian, Lazio, ka konfirmuar një gabim të bërë në financat e klubit, shkruan Gazeta inFokus.

Lazio ka dërguar 11 milionë euro në xhirollogari të gabuar.

Kjo shumë  e madhe parash duhet të shkonte tek skuadra e Sporting Bragës, pasi italianët kishin huazuar futbollistin, Pedro Neto, me të drejt blerje.

-Advertisement-

Në fund të edicionit, Lazio kishte blerë Neton dhe duhet t’i paguante ish klubit të tij 11 milionë euro, por sipas arsyetimeve të klubit, për shkak të emrit të njejtë me Sporting Lisbonën, gjitha parat kanë shkuar në llogarinë të kësaj të fundit.

Lazio kishte dërguar dy çeqe, të cilat ishin të vlerës 2.5 milionë euro dhe 8.2 milionë euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera