Sport

Klubi i Gjilanit vjen më një njoftim të rëndësishëm për tifozët

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 25 January 2021

Ekspedita e klubit të Gjilanit ka disa ditë që është zhvendosur në bregdetin shqiptar, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit po qëndrojnë në qytetin e Durrësit, aty ku po kryejnë fazën kryesore përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.

‘Kuqebardhit’ gjatë qëndrimit në Durrës kanë zhvilluar disa ndeshje miqësore për të parë formën e futbollistëve dhe për tu përgatitë sa më mirë për pjesën e mbetur të kampionatit.

-Advertisement-

Një ndeshje të karakterit miqësor, ekipi i drejtuar nga trajneri Bylbyl Sokoli do ta luajë edhe nesër kundër Trepçës 89’.

Kështu ka bërë të ditur klubi i Gjilanit minuta më parë përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook.

Gjilanasit do të përballen me ‘minatorët’ të martën në fushën Tropikal Resort në Durrës, me fillim në ora 15:00.

Klubi po ashtu ka njoftuar se të mërkurën do të rikthehen në Kosovë, ku do të stërviten deri në fillim të pjesë së dytë të kampionatit.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit të Gjilanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera