Sport

Klubi i Gjilanit vjen me një njoftim shumë të rëndësishëm para ndeshjes me Dritën

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 22 November 2021

Klubi i Gjilanit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook ka njoftuar se ndeshjen e xhiros së 15-të ndaj Dritës do ta zhvilloj në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan Gazeta inFokus.

Gjithashtu ‘Kuqebardhët’ kanë bërë të ditur se për shkak të masave anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe punimeve në stadiumin e qytetit, numri i tifozëve dhe pjesëmarrësve për këtë takim do të jetë i limituar në 30% të kapacitetit të tribunave të cilat janë në dispozicion.

Tribunat e hapura për tifozë në këtë përballje do të jenë prapa portave (Sektori Perëndim – Lindje) dhe do të jenë të monitoruara nga forcat e rendit, Policia e Kosovës dhe sigurimi privat.

-Advertisement-

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit të Gjilanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera