Sport

Klubi i Flamurtarit ka një kërkesë pas rastit me koronavirus të futbollistit të Dritës

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 20 May 2020

Gjatë ditës se sotme, klubi i Dritës ka njoftuar se një futbollist, i cili vjen nga Maqedonia ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit, shkruan Gazeta inFokus.

Pas këtij lajmi ka reaguar klubi i Flamurtarit, të cilët kanë kërkuar që para se të rinisë kampionati të bëhet testimi i të gjithë futbollistëve.

Më poshtë keni njoftimin e klubi nga Prishtina.

-Advertisement-

“Pas lajmit se një futbollist i Dritës rezulton pozitiv me covid 19, jemi të detyruar që opinionit futbollistik dhe institucioneve shtetërore , në vecanti të ju drejtohemi me kerkesen që të gjithë akteret në klube të futbollit të testohen pasi që është marrë vendimi që kampionati të vazhdojë.

Ata të cilët e kan marrë këtë vendim le të bëjnë edhe hapin tjetër, atë të testimit të futbollistëve dhe stafit të klubeve sepse rreziku permanent egziston.

Nëse vendim marrësit janë udhëhequr me faktin se futbolli ka vazhduar në Gjermani, le të na bëjnë të ndihemi Gjerman duke i bërë testimet anti covid 19.

Futbollistët nuk janë njerëz të rendit të dytë, e futbolli nuk është vetëm lojë si e konsoderoni ju por është punë e rëndë fizike dhe psiqike.

Kërkojmë që pa testime mos të fillojë vazhdimi i kampionatit sepse rreziku është permanent

me respekt KF FLAMURTARI”, shkruan faqja zyrtare e Flamurtarit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera