Sport

Klubi i famshëm anglez vihet pas Milot Rashicës

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 16 September 2020

Milot Rashica vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, shkruan Gazeta inFokus.

Ylli i kombëtares së Kosovës është duke u kërkuar nga shumë skuadra, por akoma nuk ka vendosur se ku do të luaj sezonin e ri.

Vushtrriasi po vazhdon stërvitjet me klubin e Werder Bremnit, ku shkëlqeu në dy sezonet e kaluara.

Pas Aston Villas, edhe Evertoni është futur në garë për ti siguruar shërbimet e 23 vjeçarit.

Mediat angleze kanë raportuar se trajneri i Evertonit, Carlo Anchelotti e pëlqen sulmuesin kosovar dhe dëshiron ta ketë në skuadër.

Klubi nga qyteti i Liverpoolit është i gatshëm të paguaj deri në 20 milionë euro për vushtrriasin.

Për Milotin interesim kanë shfaqur edhe Leipzigu, Aston Villa dhe Napoli.

Ai në sezonin së fundit në 34 ndeshje të zhvilluara me Werder Bremenin ka realizuar 11 gola dhe 8 asistime./Gazeta inFokus/

Të tjera