Sport

Klubi i Bundesligës uron Ditën e Flamurit: Jemi me ty Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 28 November 2019

Pas solidaritetit të skuadrave të Serie A, atyre të Greqisë, tashmë edhe një klub i Bundesligës Gjermane, Bayer Leverkusen, ka shprehur solidaritet dhe mbështetje për këtë moment që po kalon Shqipëria.

“Aspirinat” kanë uruar në faqen e tyre në Facebook për “Ditën e Flamurit”, teksa shkruajnë dhe se “mendimet tona janë për ju sot, Shqipëri”, me zemrat kuqezi dhe me të shkruar shqip “Dita e Flamurit”.

Shqipëria po kalon nëpër një tragjedi të madhe këto ditë, ku si pasojë e një tërmeti kanë humbur jetën mbi 40 persona.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera