Sport

Klubi i Arbërisë prezanton fanellat për sezonin debutues në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 14 September 2020

KF Arbëri nga Dobraja e Lipjanit për herë të parë do të garoj në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Ata këtë vit do të i’a bëjnë sefte Superligës, andaj edhe organizmi i klubit ka ndryshuar, pasi elita kërkon organizim më të mirë.

Klubi nga Lipjani sot ka prezantuar tri fanellat me të cilat do të paraqiten në elitë.

-Advertisement-

Fanella e parë do të jetë me ngjyrat tradicionale të klubit, kuq dhe zi, ndërsa fanellat e dyta do të jenë të bardha me nuanca të zeza.

Ndërsa, fanella e tretë do të jetë ndryshe nga dy të parat. Ato përbëhen nga ngjyra vjollcë.

Më poshtë keni njoftimin e klubit të Arbërisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera