Sport

Klubi gjerman përjashton futbollistin se mbështeti aksionin turk në Siri

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 15 October 2019

Klubi gjerman që garon në ligën e dytë St. Paul ka përjashtuar nga puna futbollistin Cenk Shahin për shkak të mbështetjes publike të ushtrisë turk në operacionin në veri të Sirisë.

Shahin nëpërmjet Instagramit ka përshëndetur ofensivën turke ndaj kurdëve në Siri, pas së cilës klubi ka reaguar duke thënë se ajo sjellje nuk është në përputhje me standardet e klubit.

“Ne jemi në anën e ushtrisë sonë heroike. Lutjet tona janë për ju”, ka shkruar Shahin në Instagram.

-Advertisement-

St.Paul që në këtë sezonë lufton për kthim në Bundesligë, është i njohur si klub me qëndrime të majta që nga viti 1980.

Shahin ka qenë ish reprezentues i Turqisë në ekipin e të rinjve ndërsa ka lujtuar për ekipet e Stambollit dhe Ingolstad.

Mësohet se ai është kthyer në Stamboll ndërsa tek në janar mund të luajë për ndonjë klub të ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera