Lajme

Klubet shqipëtare të futbollit në Zvicër i dalin në krahë Agim Ademit

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 12 December 2019

Unioni i Klubeve Shqipëtare të Futbollit në Zvicër ka reguar ndaj ngjarjeve të fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Sipas tyre projektet dhe puna e palodhshme sollën rezultatet e para në arenën kombëtare dhe zhvillimet e fundit në FFK vetëm sa e njollosin punën e deritanishme të FFK-së.

E në reagim thuhet se kjo situatë nuk i përshtatet askujt përveç armiqëve të sportit.

-Advertisement-

“Puna e palodhshme dhe projektet në realizim sollën edhe sukseset e para në arenën ndërkombëtare të futbollit të Kosovës, ku çdo shqipëtar dhe sportdashës i flaktë është gëzuar tej mase këtij suksesi ku krenaria e tyre vërehet në të gjitha viset ku frymohet shqip. Por, me zhvillimet e fundit dhe ndërhyrjet politike që vetëm njollosin punën e deritanishme të FFK-së, si dhe përpjekjet dashakeqe për të ngritur „dyshime“ mendojmë se kjo situatë nuk i përshtatet askujt përveç armiqëve të sportit dhe vlerave tona si Komb”, thuhet në reagim.

Gjithashtu sipas UKSHZ-së është e konfirmuar edhe nga UEFA që Kuvendi Zgjedhor i FFK-së në vitin 2018 është në pajtim të plotë me rregullat siq i parasheh edhe rregullorja e UEFA-S dhe FIFA-s.

Në reagimin e tyre thuhet se kjo situatë ka krijuar mjegull dhe pasiguri në gjithë arenën kombëtare dhe se vendimet e vitit 2018 të Kuvendit Zgjedhor duhet të respektohen ligjërisht.

“Ndryshimet dhe përkrahja fitohet në Kuvendet zgjedhore dhe asesi forma të tjera antidemokratike që vetëm do ta zbehin imazhin pozitiv që gëzon përfaqësuesja jonë në arenën ndërkombëtare. Kjo situatë ka krijuar mjegull dhe pasiguri në gjithë arenën kombëtare e ndërkombëtare duke marrë parasysh qëllimin e përfaqësueses tonë për tu kualifikuar në Europianin 2020. Prandaj,ne si UKSHFZ apelojmë tek të gjitha institucionet shtetit që vendimet e marra në Kuvendin zgjedhor 2018 të respektohen ligjërisht dhe ndryshimi të kërkohet në kohën dhe vendin e duhur,pra në Kuvendin e radhës siç e parasheh rregullorja e FFK-së”, përfundon reagimi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera