Sport

Klubet në Premierligë pajtohen të shtojnë edhe një zëvendësim kur lojtari lëndohet në kokë

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 17 December 2020

Klubet e Premier Ligës kanë arritur të pajtohen në lidhje ,mundësinë e zëvendësimit të lojtarëve në rast se lëndohen në kokë, shkruan Gazeta inFokus.

Edhe nëse një skuadër ka kryer gjitha zëvendësimet e lejueshme, në rast se dikush lëndohet në kokë atëherë ka të drejt të largohet nga fusha dhe në vend të tij të inkuadrohet dikush tjetër.

Sipas marrëveshjes së arritur, secilës skuadër do t’i lejohet të bëj dy ndërrime të tjera vetëm që të mos rrezikohet shëndeti i futbollistit, pasi dihet që dëmtimet në kokë mund të jenë të rënda./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera