Sport

Klubet e Premier Ligës të diskutojnë për datën përfundimtare të afatit kalimtar

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 27 August 2019

Klubet e Premier Ligës po e konsiderojnë mundësinë që të mblidhen dhe ta diskutojnë ndërrimin e datës përfundimtare të afatit kalimtar veror, sipas Sky Sports.

Afati kalimtar i verës në Angli përfundon gati një muaj para atij të Evropës (dy shtator), dhe shumë klube janë të vendosur që ta zgjasin atë.

Në vitin 2017, katërmbëdhjetë klube kishin votuar në favor të ndryshimit të afatit kalimtar veror, me pesë vota kundër dhe një abstenim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera