KLSH kallëzon në Prokurori 4 drejtorë të bashkisë Roskovec, i shkaktuan shtetit 38.2 mln lekë dëm
Autori: Gazeta inFokus
13:30 | 10 August 2017
KLSH kallëzon në Prokurori 4 drejtorë dhe 2 përgjegjës sektori të bashkisë Roskovec. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet dhe abuzimet me detyrën arrin në 38.2 milion lekë. Jo vetëm kaq nga kjo bashki ka pasur shpenzime me efekte negative në buxhet për vlerën 4 milion lekë.
Më 13 mars 2017 KLSh përfundoi auditimin në Bashkinë Roskovec, për periudhën 01.01.2013 deri më datë 31.12.2016 dhe Njësitë Administrative ish-Komunat Kuman, Kurjan e Strumë për periudhën 01.01.2013 deri më 31.7.2015, me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare”.
Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, në hartimin e kritereve për pjesëmarrjen në procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave ekonomike, duke vepruar me dy standarte vlerësimi.
Me shkresën nr. 257/16 datë 20.07.2017 KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, kallëzim penal ndaj
– E.M. me detyrë Drejtore Juridike, në cilësinë e anëtares së Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit(NJHDT),
-M.C. me detyrë ish Përgjegjëse e Sektorit të Financës, aktualisht specialiste finance, në cilësinë e anëtares se NJHDT,
-E.K. me detyrë ish Specialist topograf, në cilësinë e anëtarit të NJHDT,
-F.P. me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Ndërtimeve, në cilësinë e anëtarit të NJHDT, -S.C. me detyrë Drejtor Ekonomik në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave(KVO),
-E.T. me detyrë ish Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, në cilësinë e anëtarit të KVO
-A.D. me detyrë Drejtor i Shërbimeve në cilësinë e anëtarit të KVO.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...






























