Kloppit i vdes nëna: Ajo ishte gjithçka për mua

Autori: Gazeta inFokus
18:01 | 10 February 2021
Për më shumë, Jurgen Klopp nuk ka qenë në gjendje të jetë në funeralin e nënës në Gjermani, për shkak se Gjermania nuk lejon qytetarët britanik ta vizitojnë këtë vend shkaku i pandemisë
Menaxheri i Liverpool ka kujtuar sot më shumë mall vdekjen e nënës së tij në moshën 81-vjeçare.
Elisabeth Klopp vdiq në janar dhe pas la Jurgenin me dy vajzat Stefanie dhe Isolde.
Klopp ka shprehur sot dhimbjen e tij gjatë një interviste të shkurt për gazetën lokale gjermane Schwarzwaelder-bote, e ku ai është edhe më shumë i mërzitur pasi që nuk arriti të jetë në funeralin e së ëmës që u bë dje (e martë).
“Ajo ishte gjithçka për mua. Ajo ishte nënë e vërtetë në përshkrimin më të mirë të fjalës”, tha ai.
“Si një e krishtere e devotshme, e di që tani është në një vend të bukur”.
Kufizimet e udhëtimeve shkaku i Covid-19 ndaluan Kloppin të udhëtonte në Gjermani në funeralin e saj, por ai është betuar se do ta përkujtojë jetën e nënës së tij në një ngjarje të veçantë që do ta bëj pas pandemisë.
“Fakti që nuk mund të jem në funeralin e saj është për shkak të kësaj kohe të tmerrshme”, shtoi ai.
“Sa më shpejt që lejojnë rrethanat, ne do të mbajmë një mbledhje komemorative të mrekullueshme për ta kujtuar atë”.
Jurgen ishte fëmija më i vogël i tre fëmijëve të Elisabeth dhe babait të tij Norman, i cili vdiq në moshën 66 vjeçare në vitin 2000.
Klopp ka folur më parë për babanë e tij dhe ka thënë se ai ndihet keq që babai i tij nuk ishte gjallë për të parë sukseset e të birit në Premier Ligë dhe Ligën e Kampionëve me Liverpoolin derisa ka thënë se kishte përfituar nga dija e tij në fillim të karrierës si trajner.
“E vërteta është se babai im ishte një trajner natyral. Kështu që nëse do ta pyesnit atë se çfarë do të dëshironte të bëhej ai do ju thoshte trajner”, tha ai.
“Ne kurrë nuk kemi folur për këtë, por ai me ka shtyrë drejt kësaj karriere, shumë madje, duke me bërë kritika të ashpra për çdo gabim që kam bërë. Por, ai nuk është këto më që të shohë se ku kam arritur”.
Llogaria zyrtare e Liverpoolit ka postuar një fotografi të Klopp në Anfield pasi kishte mësuar vdekjen e nënës së tij me mbishkrimin: “Ti kurrë nuk do të ecës vetëm, Jurgen”.
You’ll Never Walk Alone, Jürgen ❤️ pic.twitter.com/mjgSmXZWgn
— Liverpool FC (@LFC) February 10, 2021
West Ham dhe Wolves po ashtu kanë shprehur ngushëllime në mediat e tyre sociale derisa edhe Premier Liga ka postuar një mesazh ngushëllimi për trajnerin. /GazetaExpress/
You’ll Never Walk Alone, Jürgen ❤️ pic.twitter.com/mjgSmXZWgn
— Liverpool FC (@LFC) February 10, 2021
You’ll Never Walk Alone, Jürgen ❤️ pic.twitter.com/mjgSmXZWgn
— Liverpool FC (@LFC) February 10, 2021
You’ll Never Walk Alone, Jürgen ❤️ pic.twitter.com/mjgSmXZWgn
— Liverpool FC (@LFC) February 10, 2021

Të tjera
-
Serbët protestojnë në Veri të Mitrovicës, i kërkojnë KFOR-it “siguri e paqe”
Disa qytetarë serbë të Kosovës janë mbledhur në qytetin e Mitrovicës së Veriu...
-
Policia në Pejë iu shpërndan lule grave në rrugë e në vend të punës
Policia e Kosovës ka shpërndarë lule qytetareve në Pejë për nder të Ditës Ndë...
-
Osmani: Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë që shërbejnë me nder, krenari e guxim
Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas. ...
-
Hamza uron 8 Marsin: T’iu japim jehonë zërit të grave
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka uruar Ditë...
-
Në Ditën e Gruas, Posta e Kosovës nderon me pullë postare figurën e Nekibe Kelmendit
Filatelia e Postës së Kosovës, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtar...
-
Një parti paraqet tri ankesa në PZAP, KQZ: S’mund të procedojmë me shpalljen e rezultateve para shqyrtimit të tyre
Një subjekt politik ka paraqitur tri ankesa në nga Panelin Zgjedhor për Ankes...
-
Arifi: PDK e LDK s’e kanë luksin të shohin e të presin se si Kurti e zhbën shtetin e Kosovës, historia s’do t’ua falte
Ish-ambasadori, Avni Arifi, ka thënë se për PDK-në dhe LDK-në shkuarja në opo...
-
ATK: 184.3 milionë euro tatime të mbledhura në dy muajt e parë të 2025-ës
Administrata Tatimore e Kosovës, ka publikuar të dhënat e hyrjeve tatimor...
-
KFOR-i uron gratë për 8 Mars: Sot festojmë arritjet e tyre
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, KFOR-i nderoi forcën, përkushtimin dhe p...
-
Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, ambasada amerikane bën thirrje të gjendet zgjidhja e përshtatshme
Për mosparaqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale, ka...
-
Musk dhe Rubio përplasen në mbledhjen e kabinetit derisa Trump i vëzhgonte, New York Times sjell detaje
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe këshilltari miliarder i Shtëpisë...
-
Abdixhiku: Fuqizimi i gruas është garanci për një Kosovë më të drejtë, barabartë e të zhvilluar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me rastin e 8 M...