Sport

Klopp uron Guardiolën dhe Cityn për titullin, paralajmëron “ky është vetëm fillimi”

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 12 May 2019

Klopp ka uruar Manchester Cityn për titullin e fitues dhe ka përgëzuar futbollistët e tij për luftën që bën deri në ndeshjen e fundit.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur për BBC Sport pas fitores 2-0 me Wolves që nuk ka mjaftuar për titullin kampion.

Ai përgëzoi Cityn e Pep Guardiolës për titullin, derisa tha se tani është koha për t’u përgatitur sa më mirë për finalen e Champions League.

-Advertisement-

“Urime Manchester City. U munduam ta bënim sa më të vështirë të ishte e mundur për ta. Jam shumë krenar për djemtë e mi. Është e pabesueshme se çfarë kanë bërë këta djem gjatë këtij sezoni. Kemi punuar shumë, po ashtu edhe City. Qëllimi ynë gjatë kësaj jave ishte të kapnim 97 pikë”, tha Klopp.

“Sot nuk është një ditë e mirë, por kemi shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e rëndësishme pas tre javëve. Skuadra ka bërë hapa gjigantë këtë sezon. Është një sezon i veçantë, më i mirë se ai që kam bërë me Borussia Dortmund që u shpalla kampion. Megjithatë kishte një skuadër më të mirë se ne”.

“Ky është vetëm hapi i parë. Gjithmonë pas një viti të mirë kemi humbur lojtarët kyçë të skuadrës, por këtë herë nuk do të ndodhë kështu”.

Liverpooli e mbylli sezonin me 97 pikë, por nuk i mjaftuan për titull, pasi Man City e mbylli sezonin me 98 pikë, për ta fituar titullin për herë të dytë me radhë, pasi triumfoi edicionin e kaluar me 100 pikë.

Sezonin fantastik, Klopp do të tentojë ta kurorëzojë me trofeun e UEFA Champions League.

“Redsat” do të përballen me Tottenhamin në finalen e 1 qershorit në Madrid.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera