Sport

Klopp sqaron sherrin me Artetën

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 21 November 2021

Liverpool fitoi 4-0 kundër Arsenalit në “Anfield”, teksa një rast i rrallë u regjistrua pas gjysmë ore lojë.

Sadio Mane dhe Tomiyasu patën një dyluftim mes tyre, me lojtarin e “Topçinjve” që qendroi disa momente i shtrirë në fushë.

Një gjë e tillë solli tërbimin e trajnerëve Mikel Arteta dhe Jurgen Klopp, të cilët për pak u kapën me duar nëse nuk do të ishte për ndërhyrjen e stafeve teknike dhe zyrtarëve të ndeshjes.

-Advertisement-

Gjyqtari kryesor ndëshkoi me kartonë të verdhë dy trajnerët, duke vendosur një rekord absolut. Kurrë më parë në Premier League nuk kishte ndodhur që dy kartonët e parë të verdhë t’i merrnin dy trajnerët e skuadrave.

Timonieri gjerman i Liverpool, Jurgen Klopp sqaroi për talkSport se çfarë ndodhi realisht mes tij dhe homologut spanjoll. “Sinqerisht që më acaroi shumë fakti që Arteta dhe gjithë stafi i tij po kërkonin me ngulm që të ndëshkohej Mane me karton për goditje me bërryl.

Ama, në atë dyluftim nuk kishte fare kontakt, ata pothuajse nuk u prekën fare. Nuk doja që ata të fajësonin Mane, pasi nuk është hera e parë që ndodh.

Ndodhi edhe sezonin e kaluar kundër Real Madrid, por Sadio nuk mund të bënte asgjë pasi arbitri e paralajmëroi që do e nxirrte me të kuq nëse kryente edhe një tjetër faull.

E njëjta situatë u përsërit edhe kundër Atletico Madrid në ‘Anfield’. Ata u përpoqën ta provokonin për ta nxjerrë jashtë lojë, por ne vendosëm ta zëvendësonim në pushim.

Kundër Artetës ndodhi e njëjta gjë, edhe pse mendoj se thjesht po tërhiqnim ujin në mullirin tonë duke mbështetur të dy skuadrat tona”, theksoi trajneri gjerman.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera