Sport

Klopp i prish punë Bayernit, kërkon sulmuesin brazilian që duan bavarezët

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 11 May 2018

Jurgen Klopp po përgatitet për sezonin e ri. Liverpool ka arritur në finale të Champions League, por “të kuqtë” duan titullin kampion në Premier League, i cili iu mungon prej më shumë se 2 dekada.

Për këtë arsye, trajneri gjerman i Liverpool ka piketuar futbollistët që do të kërkojë në merkaton e verës.


Sipas “Daily Mail”, Klopp është hedhur në kërkim të sulmuesit Malcom, 21-vjeçari që luan te Bordeaux.

-Advertisement-

Malcom gjithashtu është një objektiv i Bayern Munchen për merkaton e verës.

Vlera e kartonit të Malcom është 60 milionë euro dhe Liverpool e ka treguar se të tilla shifra nuk i ka problem për t’i paguar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera