Sport

Klopp merr edhe një lajm tjetër të keq, ja sa do të mungoj Arnold pas lëndimit që e pësoi në përballjen me Cityn

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 09 November 2020

Liverpooli mori një pikë të rëndësishme të dielën në udhëtim të Manchester City, pasi luajti baras 1-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 7-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në përballjen me ‘qytetarët’ gjerat për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp nuk shkuan edhe mirë, pasi mbrojtësi i djathtë Trent-Alexandre Arnold pësoi një lëndim në minutën e 63’ të takimit.

E pas ekzaminimeve mjekësore është kuptuar se mbrojtësi anglez pritet të jetë jashtë fushave të blerta për rreth 4 javë.

-Advertisement-

Fat i mirë për Kloppin është se në dy javët e ardhshme do të zhvillohet ndeshjet e kombëtarëve dhe ligat janë në pushim prej 14 ditëve.

Përveç Arnoldit, Liverpooli për një kohë të gjatë do te jetë edhe pa mbrojtësin kryesor Van Dijk, i cili për shkak të lëndimit do të mungoj rreth 6 muaj./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera