Sport

Klopp jep lajmin e madh për finalen, Tottenhami duhet të ketë frikë

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 23 May 2019

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur para ndeshjes finale kundër Tottenham të vlefshme për Champions League që do të luhet më 1 qershor. “Redsat” po stërviten në Spanjë në Marebella dhe dy lojtarët që shqetësojnë më shumë tekniku gjerman janë Roberto Firmino dhe Naby Keita.

“Bobby (Firmino) është shumë mirë dhe tashmë është pjesë e stërvitjes me ekipin. Nuk ka qëndruar shumë gjatë jashtë, por sigurisht që duhet të kemi kujdes dhe të sigurohemi se nuk do të ndodhë asgjë tjetër.

“Kemi ende disa ditë dhe duhet t’i shfrytëzojmë. Kjo është arsyeja që ai herë është i gatshëm, herë jo, herë po, e herë jo. Ai dje luajti si ‘xhoker’, hapa të mirë për të. Sot mori 70% të ngarkesës, ndërsa nesër mund të stërvitet me ngarkesë të plotë”.

-Advertisement-

Klopp foli dhe në lidhje me Keitan. “Ai po bën mirë dhe ka bërë progres, por kjo nuk do të thotë asgjë për finalen. Afrikani po bën vrapime dhe ushtrime atletike me 50% të ngarkesës. Ka ende shumë punë përpara. Problemet me Guniean? Nëse nuk është i gatshëm 100% nuk do të luajë në Kupën e Afrikës, nëse do të jetë mirë do të luajë. Nuk ka rëndësi nëse luan për kombëtaren ose klubin, e rëndësishme është të jetë i fizikisht i gatshëm”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera