Sport

Klopp iu kundërvihet gazetarëve: Nuk po luajmë “Playstastion”!

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 04 March 2019

Liverpool u ndal në barazim pa gola në derbin e qytetit me Everton dhe humbi kreun e Premier League, duke i hapur rrugë Manchester City, që kryesojnë me një pikë më shumë.

Në fund të ndeshjes trajneri Jurgen Klopp doli para gazetarëve dhe u duk shumë i tensionuar, sidomos pasi një gazetar i tha se nëse skuadra e tij duhet të rrezikojë më shumë për të fituar ndeshjet nëse duan të luftojnë për titullin kampion, duke qenë se Liverpool aktualisht ka 7 barazime.

“Nuk e kuptoj pyetjen! Ne kemi 7 barazime dhe ata (City) kanë humbur më shumë ndeshje. Dhe çfarë ka të bëjë kjo me standardin? Jam shumë i zhgënjyer nga kjo pyetje, shumë i zhgënjyer. Është futboll, ne nuk luajmë ‘PlayStation’. Ju mendoni se ne nuk morëm më shumë rrezik?

-Advertisement-

Kjo është shumë pyetje zhgënjyese…Kjo do të thotë se për ju është shumë e thjeshtë: Unë iu them djemve rrezikoni më shumë. Hajde djema, le të fitojmë! A keni parë ndonjë barazim tonin që nuk jemi përpjekur ta fitojmë ndeshjen”, ishin fjalët e gjermanit.

Ndër të tjera ai tha se të hedhë më shumë sulmues në fushë nuk do të thotë se do të fitojnë ndeshjen, për të futbolli nuk funksionon ashtu. Klopp beson te titulli sepse janë edhe 9 ndeshje deri në fund dhe skuadra e tij është mjaftueshëm ofensive për të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera