Sport

Klopp, ironik: Nuk mund t’ia diktoj listën e Anglisë Gareth Southgate

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 04 November 2017

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp beson se tekniku i Anglisë, Gareth Southgate po ia vështirëson jetën vetes së tij për të ardhmen, përmes kritereve mbi të cilat bazon të grumbulluarit në Kombëtaren e “Tre luanëve”.

Dyshja e Liverpoolit, Daniel Sturridge, i cili ka shënuar në dy ndeshje radhazi për herë të parë në vitin 2017, si dhe Alex Oxlade-Chamberlain, janë lënë që të dy jashtë grumbullimit të Anglisë për miqësoret ndaj Gjermanisë dhe Brazilit, ndërkohë që mbrojtësi i “The Reds”, Joe Gomez e ka marrë një ftesë.

Justifikimi i Southgate për lënien jashtë të Sturridge kishte të bënte me faktin se lojtari nuk po luante rregullisht, ndaj dhe nuk mund të jepte “maksimumin e tij” për ekipin kombëtar.

-Advertisement-

“Sigurisht që nuk është në dorën tonë vendimmarrja, por nëse Gareth Southgate do të kishte parë ndeshjet e fundit, mendoj se me siguri ai do t’i kishte grumbulluar të tre lojtarët”, tha Klopp.

“Gareth merr vendimet e tij dhe unë nuk mund ta ndryshoj këtë, por të dy ata lojtarë do të kishin luajtur po aq rregullisht me cilindo ekip tjetër të Premier League me të cilët mund të ishin. Nëse ai vendos në këtë mënyrë tani, do të jetë e vështirë në të ardhmen që ai t’i përmbahet këtij plani 100%, jo për ne, por ndoshta për të mirën e Anglisë”, shtoi më tej tekniku gjerman.

“Sturridge ka pasur probleme dëmtimi, por është grumbulluar në të kaluarën sepse është sulmuesi tek i cili kanë sytë të gjithë. Nëse Southgate mendon se nuk i nevojitet ai, unë nuk mund ta ndryshoj. Sa i përket Oxlade, ai ka ardhur në një ekip të ri dhe si gjithmonë ka nevojë për kohë që të ambientohet. Besoj se ka bërë hapa të mëdhenj prej atëherë, por sërish unë nuk mundem t’i telefonoj trajnerit të Anglisë e t’i them: Të lutëm grumbulloji”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera