Sport

Klopp i lumtur me paraqitjen e Shaqirit ndaj Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 19 January 2021

Liverpooli dhe Manchetser United u ndanë baras, të dielën mbrëma në kuadër të Premierligës, shkruan Gazeta inFokus.

Nga minuta e parë në radhët e ‘The Reds’ ndeshjen e nisi futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Shaqa pati në dispozicion 76 minuta dhe arriti të bënte një paraqitje mjaft të mirë.

-Advertisement-

Këtë e vlerësoj edhe tekniku i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili u shpreh i lumtur me paraqitjen e 29 vjeçarit.

“Shaqiri është në formë shumë të mirë fizike. Mbase ai ka mundur të luante më gjatë, por nuk isha i sigurt, sepse kishte shumë kohë pa luajtur. Por ai luajti shumë mirë, veçanërisht në pjesën e parë. Kjo na ndihmoi shumë. Jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Klopp.

Kjo ishte hera e parë që këtë sezon Shaqa është paraqitur nga pjesa e parë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera