Sport

Klopp gëzon tifozët e Liverpoolit, bëhet fjalë për transferime

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 14 August 2017

Jurgen Klopp ka premtuar se Liverpool është duke punuar që të transferojë disa lojtarë.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk është i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion dhe dëshiron më shumë transferime.

Ai tha se skuadra po punon për këtë, pasi ai nuk ka lojtarë të mjaftueshëm për të luajtur gjatë tërë sezonit.

-Advertisement-

“Ne ende po punojmë në transferime”, tha fillimisht Klopp.

“Ne jemi në bisedime dhe po punojmë në të gjitha anët. Për momentin nuk kemi lojtarë të mjaftueshëm në skuadër. Kjo është e gjitha”.

Liverpool në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premierligës barazoi 3:3 me Watfordin në udhëtim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera