Sport

Klopp flet rreth rikthimit të Coutinho-s

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 19 January 2019

Jurgen Klopp, i ka kundërshtuar lajmet për kthimin e mundshëm të Philippe Coutinho në Liverpool, vetëm një vit pasi ky i fundit e la skuadrën e Kloppit për t’u transferuar në Barcelonë.

Por kohët e fundit braziliani ka përfunduar në stol duke mos arritur të zërë një vend në formacionin e parë.

Ernesto Valverde, duket se nuk i beson mjaftueshëm Coutinhos për t’i dhënë atij më shumë mundësi për ta dëshmuar veten.

-Advertisement-

Një nga arsyet e Coutinhos është dhe rivaliteti në skuadër teksa në atë pozicion aktivizohet dhe francezi Ousmane Dembele.

Por, Kloppi e ka mohuar mundësinë që braziliani të kthehet te ish-klubi i tij.

“Kjo është diçka për të cilën nuk dua të flas. Nuk është një transferim i mundshëm. Nuk kam asgjë për të thënë. Çfarëdo që të them do të hap më shumë spekulime, edhe pse nuk ka asgjë për t’u spekuluar”, ka thënë Klopp.

“Phil është në Barcelonë dhe unë besoj se ai përshtatet shumë mirë me skuadrën e tij atje. Gjithçka është duke shkuar në rregull”, perfundoi Klopp.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera