Sport

Klopp e ka me Salah: Mund të kishte mbyllur sezonin!

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 04 January 2019

I zhgënjyer për një humbje që djeg pasi një rezultat pozitiv në sfidën ndaj Manchester City-it mbrëmjen e të enjtes mund ti kishte dhënë Liverpoolit të tij një bonus të madh në garën për titull, madje mund të kishte vrarë kampionatin. I këtij është Jurgen Klopp që në konferencën për shtyp pas ndeshjes u kap nga pak me të gjithë duke filluar me Salah për të vazhduar me gjyqtarin.

“Ka qenë një ndeshje shumë intensive. Ne kemi qenë të pafat në finalizime. Mund të them se kemi patur më pak fat se City. Sane shënoi, ndërsa Mane goditi shtyllën. Ata dominuan në disa momente të ndeshjes, por ne reaguam dhe krijuam raste, të cilat nuk i shfrytëzuam”, ka thënë Klopp në përfundim të ndeshjes.

“Më pëlqen shumë Vincent Kompany, por si ka mundësi që nuk u ndëshkua me të kuq? Ishte lojtari i fundit dhe bëri një ndërhyrje të gabuar. Nëse do ta kishte goditur më fort, Salah do ta kishte mbyllur sezonin. Nuk është e lehtë për arbitrat dhe ai mund ta shikojë ndryshe atë moment nga unë”, ka vazhduar Klopp. “Ne mund të luajmë më mirë, por duhet të pranojmë edhe se nuk mund të dominojmë gjithmonë. Me pak fat mund të kishim barazuar 2-2, që do të kishte qenë rezultati perfekt për ne”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera