Sport

Klopp bisedime me Perezin, Liverpooli do yllin e Realit me klauzolë 700 mln euro

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 07 May 2019

Marco Asensio nuk po kalon një sezon aspak pozitiv në “Santiago Bernabeu”. Sulmuesi 23-vjeçar pritej të ishte i rëndësishëm pas shpërthimit të tij, por ai ka humbur dhe nuk ka arritur të lërë aspak gjurmë me 28 ndeshje të luajtura, 18 si titullar dhe vetëm 1 gol. Sezon më i varfër me shifra se vitin e kaluar.

Merkatoja e verës mund të sjellë largimin e tij nga Spanja, pasi trajneri Jurgen Klopp e kërkon me ngulm. “Mundo Depertivo” bën me dije se gjermani do të provojë sërish të bindë Florentino Perezin për ta shitur, pavarësisht se presidenti i madrilenëve nuk do ta humbasë.

Asesnio ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe me një klauzolë largimi prej 700 milionë eurosh. Shifra të papërballueshme për asnjë klub. Vendimin për shitjen apo jo të Asensios do ta japë trajneri Zinedine Zidane. Spanjolli duhet të ndryshojë marsh, pasi nëse vazhdon me këtë ritëm vështirë të gjejë hapësira në Bernabeu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera