Sport

Klopp: Arnold dhe Keita të gatshëm të rikthehen

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 04 December 2020

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se  Trent Alexander Arnold dhe Naby Keita do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës, shkruan Gazeta inFokus.

Në konferencën e mbajtur para takimit me  Wolverhamptonin ka treguar se dyshja do t’i rikthehet stërvitjeve me grupin.

“Trent dhe Naby do të stërviten sot me gjithë grupin. Ka mundësi që të dy do të jenë në ekip për të dielën, por a do të startojnë apo do të luajnë 90 minuta nuk e di. Oxlade-Chamberlain duket në rrugë të mirë për tu rikthyer por ende është herët. Askush tjetër nuk do të kthehet nga lëndimi” ka deklaruar Klopp.

-Advertisement-

Kujtojmë që ‘The Reds’ kishin mungesa të mëdha dhe ky është një lajm i mirë si për klubin, ashtu edhe për tifozët./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera