Sport

Klopp apo Pochettino? “Special One” tregon se kush e meriton trofeun

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 09 May 2019

Jose Mourinho ka lavdëruar Jurgen Klopp dhe Mauricio Pochettino për drejtimin e klubeve të tyre përkatëse drejt finales së Ligës së Kampioneve 2019. Liverpool përmbysi në gjysmëfinale Barcelonën (4-0) në “Anfield”, të martën mbrëma, ndërsa Tottenham mori kualifikim dramatik në Amsterdam, ndaj “fëmijëve të tmerrshëm” të Ajax. “Reds” tani do të synojnë kurorën e tyre të gjashtë europiane, ndërsa “Spurs” besojnë te trofeu i parë i madh në më shumë se një dekadë.

As Klopp dhe as Pochettino nuk kanë arritur të fitojnë ende ndonjë medalje ari, ndërsa janë për momentin trajnerë të dy finalistëve nga Premier League. Jose Mourinho ndien se të dy kolegët e tij e meritojnë trofeun, si shpërblim për punën e tyre këtë sezon. “Unë do të jem në telashe në finale, sepse më pëlqen shumë Mauricio dhe Jurgen. Mendoj se të dy e meritojnë ta fitojnë një trofe”, – tha ish-trajneri i Manchester United për “beIN Sport”.

Mourinho ka një histori të lavdishme në Ligën e Kampionëve, pasi e ka fituar më parë këtë kompeticion me Porton dhe Interin. Përpara finales së këtij viti në “Wanda Metropolitano”, më 1 qershor, trajneri 56-vjeçar bëri një përcaktim të shkurtër se çfarë duhet për të pushtuar Europën në futboll: “Ju duhet të lexoni betejën, të lexoni ushtarët tuaj dhe cilësitë e tyre. Futbolli është për t’u argëtuar, por edhe për të fituar”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera