Sport

Klop habit publikun me deklaratën e tij: City është skuadra më e fortë në botë

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 17 September 2019

Liverpuli do të përballet ditën e sotme me Napolin, në fushën e këtyre të fundit në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël.jurgen klop

Në prag të kësaj sfide trajneri gjerman Jurgen Klop, ka dalë në një konferencë për shtyp, teksa ka habitur të gjithë, duke u shprehur se rivalët e Mançester Sitit janë skuadra më e mirë në botë: : ” Ne nuk mund të jemi skuadra më e mirë në Europë sepse Mançester Siti është skuadra më e mirë në botë.

Ne ishim vërtetë shumë mirë në sezonin e kaluar. Nuk jam i sigurt nëse ishim skuadra më e mirë në Europë, por ishim shumë mirë dhe kjo ishte arsyeja pse në fituam Ligën e Kampionëve. “, theksoi gjermani.presentazione.klopp.liverpool.2015.2016.750×450

-Advertisement-

Gjithashtu ai foli edhe për ndeshjen e sotme kundër Napolit, ku u shpreh: “Ata janë shumë të fortë. Janë kokëfortë në kuptimin e mirë, luajnë futboll të mirë. Gjithashtu bëjnë kundërsulme shumë të mira dhe krijojnë shumë raste. Më pëlqen kur e analizoj Napolin dhe kur i shikoj ata.”, përfundoi Klop.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera