Rozë

Klodiana Shala rrëfen mes lotësh momentin më të vështirë: Më morën me barelë, gati u paralizova (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 19 November 2020

Ajo është një ndër sportistet më të mira në Shqipëri të vrapit. Është fjala për Klodiana Shalën, e cila që prej vitit 2012 është larguar përgjithmonë nga pista e vrapimit. Atletja ka zbuluar se shkak është bërë një operacion në shtyllën kurrizore.

Shala ka rrëfyer se ky ishte momenti më i vështirë i jetës së saj, pasi i ka kushtuar karrierën. Mes lotësh, Klodiana tregoi se pati një dëmtim gjatë stërvitjes në Shqipëri dhe për 2 muaj bëri terapi të ndryshme. Më pas u nis drejt Londrës, ku edhe do të merrte pjesë në Lojërat Olimpike por nuk ia arriti dot.

Sportistja ka treguar se një ditë para garës ka shfaqur probleme shëndetësore, ku gati u paralizua. Shala është marrë me barelë dhe është dërguar në spital, aty ku i është nënshtruar një ndërhyrje në shtyllën kurrizore.

“Momente te vështira të gjithë kanë jashtëzakonisht shumë, pafund. Siç kam kaluar me mamin, por sakrifica e madhe që e kam përjetuar ka qenë 2012 kur unë u largova nga sporti. Nuk u largova me dëshirën time. Kisha një vit të tërë sakrificë që isha në një fazë përgatitore.

Një stërvitje pafund, 8 orë në ditë stërvitje. Regjimi ishte që të flija gjumë në orën 7 të darkës dhe zgjohesha në 7 të mëngjesit. Nuk takoja njeri nga familja sepse isha e grumbulluar për të marrë pjesë në lojërat Olimpike Londër 2012. Pasi kapa normën që ishim 15 sportistet më të mira në botë, isha edhe unë në 200 metra, që është gara e shpejtësisë dhe pata një dëmtim. Vuajta shumë në fakt 2 muaj në Shqipëri, nuk lashë doktor pa shkuar, fizioterapistë. Më bënë shumë gjilpëra, njëri thoshte gjuri, tjetri kofsha, tjetri mesi. Mbas dy muajsh terapi të ndryshme u nisa për në Londër. Shkoj aty dhe një ditë para garës time, zëre se u paralizova. Më morën me barelë dhe aty pata një operacion në shtyllën kurrizore ku e vuajta mbrapa, por vështirësia ishte që lashë sportin. Dhe e lashë në momentin kur isha në kulm por jeta vazhdoi. Një e keqe ka një të mirë, pata fatin që më operuan tre doktorët më të mirë të botës sepse isha në Lojërat Olimpike. Pas operacionit qëndrova disa ditë në Londër, pastaj u ktheva në Shqipëri dhe aty ishte fundi i karrierës sime. Ishte viti gushti i 2012-tës,”-

Të tjera