Sport

Klodian Duro pas barazimit me Prishtinën: Jam i kënaqur me përfomancën e lojtarëve

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 04 December 2020

Dueli hapës i javës së q6-të në Superligë mes Prishtinës dhe Feronikelit ka përfunduar baras, shkruan Gazeta inFokus.

Përballja në ‘Fadil Vokrri’ u mbyll pa gola, ani pse nikoqirët e patën rastin të kalonin në epërsi në minutën e 14-të nga një penallti të akorduar nga gjyqtari, por goditja e Sabien Lilajt u ndal nga Ilir Avdyli.

Pas ndeshjes, për Art Sport ka folur trajneri i Niklit, Klodian Duro, i cili është shprehur u lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

-Advertisement-

“Jam i kënaqur me përformancën e djemve të mi, ishte një nga ato lojërat e mira që luajtëm në ndeshjet e fundit. Ne patëm mundësinë për të marrë edhe më shumë nga kjo lojë, por duke pasur parasysh kundërshtarin jemi të kënaqur me këtë pikë. Kjo pikë ka shumë rëndësi në aspektin psikologjik, ne jemi të lidhur me njëri-tjetrin dhe kjo formë loje është gjëja e duhur për të bërë” ka thënë Duro.

Pas këtij barazimi, Feronikli vazhdon të mbaj pozitën e pestë ne tabelë me 20 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera