Sport

Klodian Duro i suspendon gjashtë futbollistë të Feronikelit

Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 19 November 2020

Klubi nga Drenasi, Feronikeli po përballet me zhvillime dramatike pas ardhjes së trajnerit nga Shqipëria, Klodian Duro.

Duro së fundmi i ka suspenduar gjashtë futbollistë, disa prej të cilëve në të kaluarën kanë qenë pjesë e skuadrës bazë.

Ndër të suspenduarit është edhe ish-futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, mbrojtësi Alban Pnishi.

-Advertisement-

Lajmi për “Zeri.info” konfirmohet nga burime të sigurta brenda klubit “jeshilezi”

Krahas Pnishit, janë suspenduar edhe Viktor Kuka, Argjend Bardhi, Ard Qorri, Santos dhe Ozbej Kuhar.

“Zeri.info” mëson se Duro u ka thënë këtyre futbollistëve se nuk llogaritë më shërbimet e tyre.

Image

Ata kanë kontrata ma klubin derisa po stërviten veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës, duke filluar nga ora 11:00, kurse ekipi i parë stërvitet në 14:30.

Një nga lojtarët tashmë janë takuar edhe me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës për të pyetur rreth kontratave të tyre.

Feronikeli pas xhiros së 12-të në Superligës, ndodhet në pozitën e tetë me 12 pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e radhës, ky ekip e zhvillon në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ndaj Arbërisë së Dobrajës, të shtunën që vjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera