Sport

Klodian Duro flet pas humbjes nga Ballkani, ka një këshillë për gjyqtarët e ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 18 April 2021

Feronikeli ka pësuar humbje në shtëpi nga Ballkani me rezultat 0-2, në duelin e vlefshëm për xhiron e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvillua në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, golat për skuadrën nga Suhareka i shënuan Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku.

Pas përfundimit të ndeshjes ka folur trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, i cili ka thënë se pavarësisht humbjes sot kanë bërë lojë të mirë.

-Advertisement-

Tutje tekniku shqiptar ka shtuar se gjyqtarët duhet të jenë më të përqendruar në lojë.

“Mendoj që kemi bërë një ndeshje të mirë, pavarësisht se kemi humbur nga kundërshtari i cili po lufton për titullin kampion dhe ka një skuadër të mirë. Sigurisht unë mendoj që në pjesën e parë na bllokuan më tepër, nuk them që janë gabime me dashje, por edhe gjyqtarët duhen të jenë më të përqendruar në lojë. Nëse bllokohemi edhe nga faktorët tjerë është shumë e vështirë pastaj që të përballesh dhe të marrësh pikë. Ne jemi Feronikeli dhe nuk jemi klub i vogël. Djemtë dhanë gjithçka në fushën e lojës, nuk dua të flas më gjatë sepse kam edhe mendimet e mija për penalltinë e dhënë dhe disa raste tjera”, deklaroi Klodian Duro për Art Sport.

Pas kësaj humbje, Feronikeli renditet i shtati me 34 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera