Sport

Klodian Duro flet pas fitores ndaj Besës së Pejës, tregon objektivat me klubin e Feronikelit

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 09 December 2020

Feronikeli e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 3-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 17-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshja ka folur edhe trajneri i skuadrës nga Drenasi, Klodian Duro, i cili është shprehur i kënaqur me ndeshjen e zhvilluar nga ekipi i tij.

“Jam i kënaqur jo vetëm me këtë ndeshje, por në përgjithësi në ndeshjet e fundit. Skuadra vazhdon të luaj mirë taktikisht dhe kjo më gëzon më së shumti. Kemi ende punë për të bërë dhe jam i sigurt që do vazhdojmë me hapa të sigurt drejt kreut të tabelës dhe fitimit të Kupës”, deklaroi Duro pas ndeshjes.

-Advertisement-

Feronikeli pas kësaj fitoreje renditet i katërti me 23 pikë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera