KLMDNJ: Politikanët kosovarë nuk duhet të presin në takim Lajçakun derisa të kërkoj falje për hartën
Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 01 March 2021
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut ka reaguar rreth vizitës së Miroslav Lajcak në Kosovë.
KLMDNJ ka kërkuar që Lajçak të kërkoj falje rreth hartës në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, shkruan Gazeta Infokus.
Mandej në komunikatën e tyre thuhet që politikanët kosovarë nuk duhet të pranojnë një takim më të.
“Deri më tani Mirosllav Lajçak nuk ka kërkuar falje për lojën me harta ku Kosova është pjesë integrale e Serbisë prandaj , veprimi më i butë që do të duhej ta bënin politikanët kosovarë është që të refuzojnë çdo takim me te deri sa të kërkojë falje publike dhe të distancohet nga ai veprim . Me , po të njëjtin Lajçak nuk do të duhej të takohen as përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe as ata të mediave të cilët do të duhej ta injoronin këtë vizitë të një “ndërmjetësuesi“ krejtësisht të anshëm, që e dëmton rëndë procesin e bisedimeve”, ka shkruar ai”, thuhet në komunikatën e tyre.
Më poshtë e gjeni të plotë komunikatën e KLMDN-së./Gazeta Infokus/
A PO VJEN LAJÇAK ME “THIKA MBI HARTA“ NË KOSOVË APO SI “NDËRMJETËSUES “ ?!
Përfaqësuesi i BE –së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do ta bëjë shetitjen e radhës në Ballkan duke vizituar , fillimisht Kosovën, të hënën me 1.03.2021 ku ka planifikuar të qëndrojë 3 ditë për t’u takuar me Albin Kurtin, kryetar i LV–së dhe fitues i zgjedhjeve, kandidat për kryeminister të ardhshëm dhe pastaj me Aleksandar Vuçiqin , kryetar i Serbisë. Lajçak sikur edhe Borell, janë bartës të dy posteve me rëndësi të veçantë për mbarëvajtjen dhe suksesin e bisedimeve Kosovë – Serbi dhe janë nga dy shtete, jo që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës por, kurdo që iu është dhënë rasti janë deklaruar kundër duke pasur qëndrim paternalist dhe anues ndaj Serbisë. Në reagimet e pakta nga pala kosovare , kryesisht nga shoqëria civile, Borell dhe Lajçak kanë deklaruar se ata , ndonëse janë nga shtetet mohuese të pavarësisë së Kosovës, e përfaqësojnë politikën e BE-së e që na kanë vënë para një dileme; a është qëndrim i vetëm 5 shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e që përfaqësohen nga dyshi Lajçak dhe Borell apo qëndrim i BE-së, ndonëse pjesa më e madhe e shteteve e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran . Borell hapatas flirton me forcat që e përkrahin ndryshimin e kufijve dhe ashpër e kundërshton pavarësinë e Kosovës kurse Lajçak , ndryshe flet në Prishtinë dhe, posa ta kalon kufirin e Kosovës me Serbinë nuk e keni të qartë a po flet Miroslav Lajçak apo Aleksandar Vulin për faktin se deklaratat i kanë të njëjta. Po ky Lajçak mundohet ta relativizojë rolin e SHBA –ve në këtë dialog i cili, deri më tani ka qenë dialog midis Serbisë dhe BE-së kurse, pas vizites së fundit deklaroi se Kushtetuta e Kosovës nuk është e shenjtë dhe ajo duhet të ndryshojë për formimin e Zajednicës–Bashkësisë së komunave të Serbisë në Kosovë apo edhe ndryshimit të kufijve. Në konferencën për media, para se të vizitojë Ballkanin , Miroslav Lajçak doli para gazetarëve në një zyrë ku prapa krahëve të tij ishte varur një hartë gjeografike ku Kosova ishte në kuadër të Serbisë, e ngjashme me hartat e Aleksandar Vuçiqit , Ivica Daçiqit dhe Kishes Ortodokse Serbe. Nga Kosova pati reagime që, duket se as që i bënë përshtypje Mirosllav Lajçak dhe, me gjasë as vet BE –së për faktin se zëdhënësi Petar Stano, jo që nuk u distancua nga ky piraterizëm gjeografik dhe politik i Lajçak por se“ ia trashi lëngun“ duke thënë se pikërisht kjo hartë na bënë të qartë domosdoshmërinë e vazhdimit të bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare midis dy vendeve… Askush nuk u distancua dhe lëre më të kërkojë falje për këtë diversion të Miroslav Lajçak që, pa një distancim të qartë dhe kërkimfalje publike, po del se ky veprim i “sllovakut fluturues“, nuk qenka veprim personal por i vet BE –së. Aq më parë që vet BE–e , përkundër faktit se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave , në mënyrë flagrante po ia shkelë të drejtat elementare të njeriut, të drejtën e lirisë së lëvizjes , njërën ndër vlerat kryesore identifikuese të vet BE-së. Duket se liberalizimi i vizave për Kosovën , ndonëse nuk thuhet qartazi nga BE–ë , prapavijën e refuzimit apo të lejimit e ka te arritja e një marrëveshjeje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë , me kompromise (nuk thuhet cilat janë ato) dhe pa e kushtëzuar Serbinë me njohjen e Kosovës.
Deri më tani Mirosllav Lajçak nuk ka kërkuar falje për lojën me harta ku Kosova është pjesë integrale e Serbisë prandaj , veprimi më i butë që do të duhej ta bënin politikanët kosovarë është që të refuzojnë çdo takim me te deri sa të kërkojë falje publike dhe të distancohet nga ai veprim . Me , po të njëjtin Lajçak nuk do të duhej të takohen as përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe as ata të mediave të cilët do të duhej ta injoronin këtë vizitë të një “ndërmjetësuesi“ krejtësisht të anshëm, që e dëmton rëndë procesin e bisedimeve. Gjithashtu, në çdo vend ku ka vetëdije të lartë shtetformuese, njerëzore , politike dhe kombëtare, Mirolslav Lajçak do të pritej me protesta të fuqishme, në çdo vend ku ka planifikuar takime. Duke e injoruar realitetin e krijuar në Kosovë të cilin, Lajçak po bënë përpjekje ta deformojë skajshmërisht, po krijon një presedan të rrezikshëm dhe dekurajues për ndërtim të paqes së qëndrueshme në çdo vend ku ka pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe Kosova i ka kaluar të gjitha tmerret për të lejuar që një përfituse politik, si puna e Lajçak të bëjë ekzibicione të tilla. Albin Kurti por edhe ata të tjerët që eventualisht pranojnë të takohen me një militant të shquar kundër pavarësisë së Kosovës , pa u distancuar nga veprimi i tij dhe lojës së ndyrë me harta , pa kërkimfalje publike , në fakt rrezikojnë të bëhen edhe vet pjesë të skenarit Lajçak. Faturat tjera, nga ky përfitues dhe mashtrues politik që po i shtynë para planet e Serbisë , nën ombrellën e BE –së, nëse kalohet aq lehtë, sigurisht se do të vijnë shumë shpejt.
Të tjera
-
Aksident mes dy veturash në rrugën “Luan Haradinaj”, pamje nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash mes dy veturash në rrugën ...
-
Bërnabiqi për ndalimin e policëve kosovarë: Cenuan rendin kushtetues të Serbisë
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka komentuar ndalimin e pjesët...
-
Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mungesa e sanksioneve ndaj Se...
-
Vajza e Sanduloviqit flet për kërcënimet: Më kanë përcjellur në rrugë, çdo ditë është një rrezik potencial
Vajza e politikanit serb , Nikolla Sanduloviq , Klara Sanduloviq duke folur p...
-
Sveçla për qendrat e votimit për të dielën: Jemi në asistim të çfarëdo vendimi të KQZ’së për të organizuar mbarë dhe qetë procesin
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën e sotme u pyet ...
-
Autoritetet serbe deklarojnë se Jankoviq është në paraburgim
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se nga katër pjesëtarë ...
-
Sot mbahet seanca dëgjimore për xhudistin Akil Gjakova – kërkohet paraburgimi i tij
Gjykata Themelore e Pejës sot do të mbajë seancë dëgjimore për të caktuar mas...
-
Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e Evropës, para saj i ishte ndarë Merkelit, Reaganit dhe Rugovës
Presidentja Vjosa Osmani është nderuar nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Co...
-
Sveçla:Ngjarjet e djeshme kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në rajon
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në konferencën për medie duke ...
-
Kurti: Sikur Serbia të ishte nën sanksione, s’do të ishim në këtë situatë – ky është shtet mafioz
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se po të kishte sanksione ndaj S...
-
Serbia dje ndaloi mbi 1 mijë kosovarë, ministri i brendshëm jep detaje: U maltretuan – i pyetën për lidhjet me UÇK-në
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për ndalimin e qindra ...
-
Hovenier: Jam i shqetësuar me ndalimin e zëvendësdrejtorit të policisë Jankoviq nga Serbia
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar...