Lajme

Klitschko tregon për gjendjen në Kiev, ka një apel për banorët

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 04 March 2022

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka njoftuar se gjendja në këtë qytet gjatë natës së kaluar ka qenë e qetë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një videomesazhi të publikuar në “Facebook”, ish-kampioni i boksit u bëri thirrje pronarëve të barnatoreve që t’i hapin ato.

“Ju bëj apel pronarëve të barnatoreve private: hapini, kush të mundet! Kjo është shumë e rëndësishme. Sepse njerëzit qëndrojnë në radhë me orë të tëra për ilaçe në farmacitë komunale”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai bëri apel që të mos ketë shumë lëvizje në qytet.

Nëse nuk ka nevojë ekstreme, përmbahuni nga lëvizja e qytetit. Për hir të sigurisë tënde. Dhe mos e neglizhoni sinjalin e alarmit. Zbritni menjëherë në bodrume” ka thënë Klitschko./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera