Lajme

Klitschko feston ditëlindjen në luftë, vëllau e uron me një mesazh të fuqishëm!

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 25 March 2022

Vladimir Klitschko feston sot ditëlindjen e 46-të. Mbase kjo është ditëlindja më e vështirë në jetën e tij.

Në luftë dhe me armë në brez, ish-kampioni i botës është një nga miliona ukrainasit që po sfidon agresorin rus. Bashkë me vëllaun, Vitalin, Klitschkot po qëndrojnë në Kiev aty ku po bëhet rezictencë e fortë ndaj rusëve.

Të armatosur dhe si trima të vërtetë, Klitschkot janë shfaqur në një video ku Vitali e uron vëllaun për ditëlindje.

-Advertisement-

“Sot ka ditelindjen njeriu im me i afert.

Ne kemi një lidhje të fortë edhe kur nuk jemi pranë. Në këtë kohë kritike për Ukrainën ne jemi së bashku, në Kyiv. Krah për krah. Mbështetjen dhe ndihmën e vëllait tim e ndjej çdo ditë dhe çdo minutë. Siç tha ai së fundmi: Kjo është beteja më e vështirë e jetës sonë. Luftë për qytetin dhe vendin tonë. Dhe sigurisht që do të fitojmë! Sepse e mira gjithmonë e mposht të keqen!

Faleminderit Fatit dhe prindërve tanë që më dhuruan një vëlla të tillë” thuhet në urimin për Vladimir Klitschkon./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera