Lajme

Klitschko anulon orën policore të planifikuar për të dielën

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 26 March 2022

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, të shtunën anuloi një shtetrrethim (orë policore) që ai kishte shpallur vetëm disa orë më parë për të nesërmen pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

“Informacion i ri nga komanda ushtarake: shtetrrethimi i Kievit nuk do të hyjë në fuqi nesër”, njoftoi kryebashkiaku, Vitali Klitschko në Telegram.

Orari i zakonshëm brenda natës nga ora 20:00 deri në 07:00 të mëngjesit do të mbahet, por njerëzit do të “mund të lëvizin lirshëm nëpër Kiev të dielën gjatë ditës”, shtoi ai.

-Advertisement-

Të shtunën në mëngjes, Klitschko kishte thënë se një shtetrrethim i ri do të vendosej në kryeqytet nga mbrëmja e së shtunës deri të hënën në mëngjes./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera