Klinika “Zhan Mitrev” me reagim, akuzon gjyqtaren për vendim të padrejtë
Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 28 February 2023
Klinika “Zhan Mitrev” ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën ka folur rreth procesit gjyqësor.
Në komunikatë akuzohet gjyqtarja e rastit,
“Është tërësisht i pabazuar arsyetimi i Gjykatës Penale se personat juridikë që nuk janë në interes të klinikës janë të bllokuara. “IPSH Zhan Mitrev Strumica” dhe “Manastir” nuk mund t’i mbulojnë vetë investimet dhe mbulohen nga klinika amë në Shkup. Subjekti tjetër juridik “Fila Farm” është duke punuar me hua për të shlyer kërkesat e subjektit juridik “LABS”, i cili po ashtu është themeluar dhe i lidhur me Klinikën Zhan Mitrev.” – thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Klinika Zhan Mitrev njofton opinionin publik se një ditë para fillimit të gjyqit, Gjykata Penale ka marrë vendim për përcaktimin e masave të propozuara që parashikojnë bllokimin e plotë të llogarive të spitalit. Theksojmë se masat e marra bllokojnë plotësisht funksionimin e Spitalit Zhan Mitrev, që është një organizatë shëndetësore me interes publik.
Klinika Zhan Mitrev duke filluar nga sot nuk është në gjendje të shlyejë detyrimet ndaj bankave. Duam të informojmë publikun se do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë dhe trajtimi i asnjë pacienti nuk do të vihet në dyshim, edhe pse procedurat e Gjykatës Penale të cilat zbatohen me kërkesë të prokurorisë çojnë në një drejtim tjetër, që në fakt, kërkon mbylljen tonë.
Gjithçka që kërkuam ishte të bëhej një gjyq i drejtë në lidhje me gënjeshtrat dhe falsitetet e bëra ndaj Klinikës sonë ndërkohë që morëm “dënim” madje para vetë fillimit të gjyqit.
Pikërisht për shkak të zhvillimit të këtyre ngjarjeve, pas shtatë muajsh sulm të sinkronizuar dhe organizuar, kërkuam nga publiku, por edhe nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Maqedoni, të interesohen dhe të ndjekin procesin gjyqësor.
Është mëse e qartë, apelet tona ishin të kota, sepse pikërisht para fillimit të procesit gjyqësor, tashmë jemi dëshmitarë të një bllokade brutale të paqartë ndaj Klinikës Zhan Mitrev.
Është tërësisht i pabazuar arsyetimi i Gjykatës Penale se personat juridikë që nuk janë në interes të klinikës janë të bllokuara. “IPSH Zhan Mitrev Strumica” dhe “Manastir” nuk mund t’i mbulojnë vetë investimet dhe mbulohen nga klinika amë në Shkup. Subjekti tjetër juridik “Fila Farm” është duke punuar me hua për të shlyer kërkesat e subjektit juridik “LABS”, i cili po ashtu është themeluar dhe i lidhur me Klinikën Zhan Mitrev.
Kompanitë e listuara janë themeluar dhe financuar sipas rregulloreve ligjore në vend dhe janë të lidhura ngushtë me funksionimin e klinikës. Këto kompani punësojnë një numër të madh njerëzish dhe kapitali i tyre është dyfishuar.
Theksojmë se ky vendim i Gjykatës Penale është në kundërshtim me parimet e prezumimit të pafajësisë dhe krijon presion të pabazë mbi Klinikën Zhan Mitrev.
Të tjera
-
Analiza e EUISS: Një sy vigjilent të mbahet në Veri, Perëndimi të angazhohet, ndryshe ka rrezik për eskalim
Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë kanë publikuar një ana...
-
Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”
Shefi i Stafit të misionit të KFOR-it, gjenerali amerikan Arthur J Graffer, k...
-
Reforma në Trafikun Urban, këto janë risitë që po synohen
Urban, po synohet që të unifikohet bileta e udhëtimit, blerja e autobusëve të...
-
52 aksidente brenda 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 aksidente trafiku me të lënduar, d...
-
Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane në San Salvador, flasin për sigurinë e partneritetin mes dy vendeve
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me nën-sekretaren e Shte...
-
Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022
Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetor...
-
Uniformat policore, Sveçla: Serbia është përgjegjëse për tentativën e destabilizimit dhe aneksimit të veriut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi policia dje n...
-
Iu gjeten 3 mijë euro false, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro të ...
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...