Lajme

Klinika e Ortopedisë furnizohet me proteza në vlerë 210 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 22 March 2018

Ministria e Shëndetësisë, ka furnizuar Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me proteza totale në vlerë prej 210 mijë euro.

“Materiali specifik përmban protezat totale për kërdhokulla dhe gjunjë. Përmes këtij materiali do të bëhet i mundur vendosja e protezave për pacientë, në mënyrë që të mos ketë nevojë për referim të pacientëve jashtë institucioneve publike”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

Menaxhmenti i SHSKUK-së, po punon në edukimin e stafit specialistik të Klinikës së Orotpedisë, për trajnime specifike të ortopedëve jashtë vendit për vendosje të protezave dhe operacione të tjera specifike.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera