Lajme

Klinika e Neonatologjisë prin me disiplinë në punë brenda QKUK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 28 January 2018

Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është shpallur Klinika me disiplinën më të madhe në punë brenda QKUK-së, shkruan Infokusi.com.

Këtë epitet Klinika e mori në bazë të vlerësimit që i bënë pacientët dhe mjekët.

Drejtorit të Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, në një prononcim për portalin “Infokusi” ka thënë se kjo u arrit pas bashkëpunimit mjekë-prindër.

-Advertisement-

“Bashkë më kolegët e Klinikës së Neonatolgjisë kemi marrë vendim që në bashkëpunim me prindërit, foshnjat e të cilëve janë duke u trajtuar në këtë klinikë të respektojmë disa rregulla, duke rezultuar kështu shumë suksesshëm”, ka thënë Gojnovci.

Ai ka shtuar se në mesin e vendimeve të fundit të marra nga kjo Klinikë është edhe respektimi i kohës së Informimit të prindërve, shkruan Infokusi.com.

“Kemi bë një agjendë ditore të punës, dukë kërkuar respektimin maksimal sidomos të kohës së Informimit të prindërve”, ka shtuar ai.

Gojnovci në prononcimin dhënë portalit “Infokusi” ka fol edhe për problemet me të cilat ballafaqohet çdo ditë kjo Klinikë.

“Klinika e Neonatologjisë përballët me shumë probleme, duke filluar nga mungesa e pasjeve për trajtimin e pacientëve, mungesë të stafit, por pavarësisht kësaj ne mundohemi të bëjmë punë të mirë për përmirësimin e shëndetit të foshnjave që trajtohen në këtë klinikë”, ka përfunduar Gojnovci.

Xhevdet Gojnovci pozitën e të parit të Klinikës së Neonatologjisë në QKUK e ka marrë në mars të vitit të kaluar./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera