Lajme

Klinë: Arrestohen 2 persona për posedim të narkotikëve

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 29 January 2018

Dje rreth orës 14:00 është raportuar një rast i përdorimit të lëndëve narkotike në Klinë, transmeton Infokusi.com.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë kontrollit në veturën e dy të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një mulli.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje, transmeton Infokusi.com.

-Advertisement-

“Klinë 28.01.2018 – 14:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë një kontrolli tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një mulli. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. “/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera