Klinaku: Të dënuarit e Speciales dënimin do ta vuajnë në një shtet të tretë
Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 20 December 2022
Të dënuarit me verdikt final nga Gjykata Special do të vuajnë dënimin në jë shtet të tjetër siç është e përcaktuar me ligj, tha ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku.
Ai shton se vuajtja e dënimit nuk parashihet në Kosovë, por në një vend tjetër.
“Ushtarët e UCK-së nuk do të vuajnë dëmin askund deri sa të jetë verdikti i shkallës së fundit, kjo është vetëm shkalla e parë dhe mund të jenë dy tri shkallë të tjera deri sa të bëhet i plotfuqishëm secili vendim. Në të Kosovës nuk parashihet më ligj, në vendet e treta thotë, jo në Kosovë por në vendet e treta siç është bërë me ligj”.
Duke folur për Specialen, ai shtoi se ndonëse janë kategorikisht kundër vendimeve të saj, nuk kanë kundër kujt të protestojnë.
Sipas tij, Specialja është në Hagë, e Kuvendi që e ka themeluar atë as që merret me këtë çështje.
“Problemi është kujt t’i protestosh ndaj Gjykatës nuk mundesh sepse ajo është në Hagë, nëse organizohen protesta duhet të protestohet Kundër Kuvendit të Kosovës që e ka themeluar dhe nuk merret me këtë çështje”, tha ai.
Dënimi i ish-komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, me 26 vjet burg po cilësohet si vendim politik nga Klinaku.
Klinaku në një prononcim për Ekonomia Online tha se nga krijimi i kësaj Gjykate e kanë ditur që do të merr vendime politike, sepse sipas tij, të dënohesh për vrasjet që kanë kryer serbet është vendim absurd.
“Ne që në fillim që është themeluar Gjykata Speciale e kemi kundërshtuar themelimin e saj për shkak se e kemi ditur që do të jetë Gjykatë politike, e kemi ditur që do të merr vendime politike, sepse të akuzohesh për një vrasje që kanë kryer serbet nuk ka më absurde”.
“Kemi kërkuar me peticion nga ana e Kuvendit të Kosovës që ta ndryshoj ligjin për Dhomat e Specializuara nuk e kanë bërë as këtë. Kemi pasur disa takime me partitë politike që çështjen e skadimit të kësaj Gjykate që e ka në Kushtet 5 vjeçare, kemi kërkuar nga ta që ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim edhe këtë se kanë bërë. Veprimet tona në kundërshtimin e saj gjithmonë do të jenë për shkak se ne e konsiderojmë që nuk sjell drejtësi por qëllimin e ka që të bëjë vendime politike. Këtu ka pasur krime dhe masakra serbe dhe nuk është marr dhe nuk merret kjo Gjykatë fare por kjo ndjek vetëm ushtarët e UCK-së”, tha ai.
Sipas tij, me këto vendim është duke u degraduar jo vetëm lufta e UÇK-së, por edhe vetë shteti i Kosovës.
Ai bëri thirrje që Kuvendi i Kosovës të ndërmarr hapa sepse sipas tij, po u shkelen të drejtat themelore ish-luftëtarëve.
“Duke marr për bazë që edhe Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj i kanë dënuar nga 4 vite e gjysmë për skandalet që ju kanë rrjedh atyre edhe pse është dashtë që ata të përgjigjen për këtë. Është dashtë që dikush nga prokurorët aty të sjellët para drejtësisë për rrjedhjen e atyre dosjeve që ju ka ndodh nga zyrat e tyre. Duke pas për bazë vendimin ndaj tyre, kemi prit që do të merren këto vendime, jo ndoshta me aq shumë vite por se do të dënohet e kemi pritur”.
“Jo vetëm lufta e UÇK-së por edhe vetë shteti me këto vendime me këtë gjykatë është duke u degraduar, për shkak se atje shkelen edhe ligjet, edhe Kushtetuta, të paraburgosurve atje ju shkelen edhe të drejtat edhe lirit e njeriut ato më elementare. Ne kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që të bëjë dicka rreth kësaj sepse përveç që i shkelen të drejtat, natyrisht që nuk është duke e kontrolluar as kush këtë Gjykatë” tha Klinaku.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...