Lajme

Klinaku publikon një SMS ku thuhet se janë nga Gjykata Speciale, ka kërkesë ndaj policisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 30 September 2020

Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka postuar një fotografi ku shihet një SMS i dërguar në drejtim të tij, në të cilin thuhet se janë zyrtarë të Gjykatës Speciale, shkruan GazetaBlic.

Në një shkrim të tij, Klinaku këtë mesazh e ka quajtur provokim dhe shqetësim ndaj tij, teksa ka kërkuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, që të ndërmarrin masa.

Ky është postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Provokimet, shqetësimet e panjohura për mua në adresën, telefonin tim personal, nuk kanë të ndalur në këto orë të vona!
Kërkoj nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit që t’i hetojë se nga kush dhe përse bëhen këto.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera